E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë-Beograd, sot raundi i 8-të i bisedimeve

BRUKSEL- Zhvillohet sot raudi i 8-të i bisedimeve Kosovë-Serbi , i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve.

“Sikurse në raundin e kaluar edhe kësaj radhe do të vazhdojnë bisedimet lidhur me problemin e moszbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, si dhe do të vazhdojnë diskutimet për mundësinë e arritjes së marrëveshjeve për çështjet e bashkëpunimit rajonal, menaxhimit të integruar të kufijve, telekomunikacionit dhe energjisë.- thuhet në një deklaratë të qeverisë së Kosovës.

Ky raund i dialogut teknik ka rëndësi të veçantë sepse mbahet në vigjilje të marrjes së vendimeve nga Këshilli Evropian, mbi përparimet e vendeve drejtë BE-së.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Stefanovic: Barrikadat e kryen rolin e tyre

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›