Ecuria ekonomike bazuar ne treguesit e terthorte Nga Ardian Fullani , Guvernator i Bankes se Shqiperise
Inflacioni vjetor ne muajin tetor rezultoi 3.0%, duke shenuar nje rritje te lehte kundrejt vleres se regjistruar nje muaj me pare. Rritja vjetore e cmimeve te konsumit vijon te ndikohet ne nje mase te madhe nga cmimet e larta te produkteve ushqimore, te naftes dhe te artikujve te tjere baze ne tregjet boterore. Keto cmime jane pasqyruar ne nje kontribut te larte te inflacionit te importuar ne inflacionin e brendshem gjate gjithe vitit 2011. Megjithate, rritja e prodhimit bujqesor vendas, ecuria e qendrueshme e kursit te kembimit dhe stabilizimi i cmimeve ne tregjet boterore, kane reduktuar efektin e tij gjate muajve te fundit. Keta faktore, se bashku me shuarjen e inflacionit te cmimeve te rregulluara, kane ndikuar ne ngadalesimin e vazhdueshem te inflacionit gjate muajve te fundit. Nga aspekti makroekonomik, ecuria e cmimeve te konsumit eshte ndikuar nga faktore me kahe veprimi dhe intensitet te ndryshem. Goditjet e ardhura nga cmimet e larta ne tregjet boterore, nga rritja e disa cmimeve te rregulluara gjate vitit 2010 dhe e disa akcizave gjate fillimit te ketij viti, u kompensuan ne kahun renes nga ecuria nen potencial e aktivitetit ekonomik dhe nga presionet e dobeta te ardhura nga kahu i kerkeses. Ne prani edhe te pritjeve te ankoruara inflacioniste si dhe te presioneve te uleta me natyre monetare, ambienti i pergjithshem makrokonomik ka favorizuar uljen e presioneve inflacioniste gjate gjysmes se dyte te vitit.
Ne mungese te te dhenave direkte, vleresimet e Bankes se Shqiperise per ecurine ekonomike ne vend, te bazuara ne tregues te terthorte sasiore e cilesore, sugjerojne nje rritje te moderuar te kerkeses agregate ne tremujorin e dyte dhe te trete, ne linje me ate te regjistruar ne tremujorin e pare. Aktiviteti ekonomik ka vijuar te mbeshtetet kryesisht nga kerkesa e huaj dhe rritja e eksporteve, nderkohe qe ndikimi i sektorit publik ka ardhur ne renie dhe konsumi e investimet private mbeten te dobeta. Ne vecanti, kerkesa e sektorit privat vleresohet te jete e ngadalte. Edhe pse ne kushtet e ecurise pozitive te te ardhurave reale, shpenzimet konsumatore vleresohen te dobeta, te ndikuara nga pasiguria per te ardhmen dhe nga orientimi i rritur i konsumatorit shqiptar drejt kursimit. Nga ana tjeter, edhe nevoja e bizneseve private per ndermarrjen e investimeve te reja eshte e ulet, ne kushtet e nje kerkese te moderuar per mallra dhe sherbime, dhe ne prani te shfrytezimit jo te plote te kapaciteteve te prodhimit.
Politika fiskale ka patur nje karakter stimulues gjate vitit 2011. Deficiti buxhetor per dhjete muajt e pare te vitit rezultoi 30.9 miliarde leke ose rreth 33.0% me i larte se nje vit me pare. Ecuria e deficitit buxhetor eshte percaktuar nga rritja e ngadalte e shpenzimeve dhe te ardhurave buxhetore, me perkatesisht 3.9% dhe 1.4% ne terma vjetore. Natyra stimuluese e politikes fiskale ka ardhur ne zbehje pas tremujorit te pare te vitit, sikurse tregohet nga ngadalesimi i rritjes se shpenzimeve publike dhe te deficitit buxhetor. Kjo sjellje fiskale ka ndikuar ne mbajtjen nen kontroll te nivelit te borxhit publik. Banka e Shqiperise e vlereson kete te fundit si nje nga treguesit me te qenesishem te stabilitetit makroekonomik te vendit. Ne kete kontekst, ne inkurajojme autoritetet fiskale ne marrjen e masave te duhura per garantimin e qendrueshmerise afatgjate te borxhit publik.
Kerkesa e huaj ka mbeshtetur rritjen e aktiviteti ekonomik ne vend, pavaresisht zhvillimeve shqetesuese ne ekonomine boterore dhe vecanerisht ne ato vende qe jane partneret tane tregtare. Eksportet shqiptare vijojne te rriten edhe pse jo me ritmet e shpejta te verejtura ne vitin e kaluar. Rritja e tyre ne tremujorin e trete te vitit shenoi vleren 27.3%, nderkohe qe importet u rriten me 8.6% gjate se njejtes periudhe. Deficiti tregtar eshte rritur me rreth 6.8% gjate nente muajve te pare te vitit. Banka e Shqiperise eshte shume e vemendshme ndaj ekuilibrave te jashtem te ekonomise shqiptare, duke e konsideruar korrektimin e tyre si nje nga prioritetet kryesore te politikave makroekonomike te vendit. Ky objektiv merr me teper rendesi ne kontekstin e zhvillimeve te fundit ne tregjet financiare nderkombetare. Ne terma afatgjate, permbushja e tij kerkon vijimin e reformave strukturore, te cilat do te rrisin konkurrueshmerine e ekonomise shqiptare dhe do te gjenerojne te ardhura me te larta nga eksporti i mallrave e sherbimeve.
Presionet inflacioniste nga zhvillimet monetare mbeten te kontrolluara ne periudhen afatmesme. Ekspansioni monetar ka ruajtur norma vjetore te qendrueshme rritjeje gjate vitit, duke shenuar vleren 10.4% ne muajin shtator. Kerkesa e sektorit publik per financim ka ardhur ne ulje gjate muajve te fundit, duke bere qe kontributin me te madh ne rritjen e mases monetare ta jape kerkesa e sektorit privat. Kredia per sektorin privat u rrit me 14.0% ne muajin shtator, duke shenuar nje pershpejtim te lehte krahasuar me ritmet e gjashtemujorit te pare te vitit. Megjithate, sikurse e kemi theksuar ne vazhdimesi, ecuria relativisht e ngadalte e kredise se sektorit privat pasqyron me se shumti kerkesen e dobet te tij. Sektori bankar paraqitet likuid dhe i mirekapitalizuar per te kredituar ekonomine shqiptare, por ai ka rritur kujdesin per kredidhenien, duke reflektuar realitetin e ri te ekonomise shqiptare dhe te tregjeve financiare boterore. Banka e Shqiperise vlereson se, brenda parametrave te kujdesit, ka hapesira per nje rritje me te shpejte te kredise dhe per mbeshtetjen e projekteve te shendosha te investimit nga sektori bankar. Nga ana jone, ne do te vazhdojme te mbeshtesim sistemin financiar me likuiditet dhe me stimuj monetare per rritjen e kreditimit.
Tregjet financiare vijojne te evidentojne prime ne renie te likuiditetit dhe te inflacionit. Ne tregun nderbankar normat e interesit kane shenuar renie te metejshme, duke qendruar me prane normes baze dhe duke shfaqur luhatshmeri te ulet. Kerkesa me e moderuar e qeverise per financim dhe reduktimi i normave afatshkurtra te interesit ne tregun e parase jane pasqyruar ne nje renie te pergjithshme te yield-eve te letrave me vlere te qeverise, ne tregun primar. Analizat dhe projeksionet tona per te ardhmen sugjerojne nje rritje te moderuar te aktivitetit ekonomik, gjate pjeses se mbetur te ketij viti dhe vitit te ardhshem. Pasigurite e shtuara ne ekonomine boterore mbartin ndikimin e tyre ne zhvillimet aktuale dhe te pritura te ekonomise shqiptare. Ne vecanti, situata e partnereve tane tregtare pritet te pasqyrohet ne nje kerkese te huaj te dobet per mallra dhe sherbime shqiptare. Gjithashtu, nevoja per te ruajtur parametrat e deficitit buxhetor dhe te borxhit publik pritet te materializohet ne nje kontribut me te ulet te sektorit publik ne kerkesen agregate, gjate periudhes ne vazhdim. Ne keto kushte, ecuria e aktivitetit ekonomik ne vend do te percaktohet ne nje mase te madhe nga masa dhe shpejtesia e rigjallerimit te kerkeses se sektorit privat te ekonomise- konsumit dhe investimeve private. Pavaresisht rritjes pozitive, kerkesa agregate pritet te mbetet nen nivelin potencial te ekonomise shqiptare, duke percaktuar shfrytezimin jo te plote te kapaciteteve ne ekonomi dhe duke gjeneruar presione te ulta inflacioniste, te cilat e kane origjinen nga kerkesa. Ne materializim te ketyre pritjeve si dhe te parashikimeve per dobesim te metejshem te presioneve inflacioniste nga koniunktura boterore, inflacioni vjetor parashikohet te jete brenda objektivit te Bankes se Shqiperise, gjate periudhes afatmesme.