Ulet norma baze e interesit, tani 4,75 per qind Luljeta Ndoka
Banka e Shqiperise uli, per te dyten here brenda 3 muajsh, me 0.25 per qind normen baze te interesit per lekun, me qellim stimulimin e ekonomise. Kjo eshte norma me e ulet historike qe eshte vendosur ndonjehere. Vendimi u mor dje nga Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise, i cili pas disa konsultimeve nje njepasnjeshme, e ka pare te arsyeshme qe ta ule serish normen baze te interesit. Kjo ulje e papritur parashikohet te reflektohet nga bankat e nivelit te dyte, me ulje te interesave per kredite dhe depozitat ne leke. "Ne baze te ketij vendimi, interesi i marreveshjes se riblerjes me afat njejavor zbret ne nivelin 4.75 per qind", u shpreh dje ne nje konference per shtyp guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani. Ne daljen e pare publike ne mandatin e dyte si guvernator, Fullani ka deklaruar se ekonomia shqiptare do te ndjeje efektet e krizes se Eurozones, megjithese po rritet pozitivisht. "Analizat dhe projeksionet tona per te ardhmen sugjerojne nje rritje te moderuar te aktivitetit ekonomik gjate pjeses se mbetur te vitit dhe njekohesisht, per vitin e ardhshem. Ecuria e aktivitetit ekonomik ne vend do te percaktohet ne nje mase te madhe nga masa dhe shpejtesia e rigjallerimit te kerkeses se sektorit privat te ekonomise, konsumit dhe investimeve private", tha guvernatori i bankes qendrore te vendit. Fullani e ka vleresuar sistemin bankar si likuid. Ai ka deklaruar se bankat jane te gatshme te kreditojne, edhe pse po tregohen me te kujdesshme. Sipas Guvernatorit te Bankes se Shqiperise, vleresohet se megjithe rritjen e mire ekonomike ne pjesen e pare te vitit, pritshmerite per rritjen ekonomike, ne pjesen e mbetur te vitit, jane me te pasigurta, ne kushtet e ngadalesimit te pritshem te rritjes se ekonomise boterore, mungeses se hapesires per nje politike fiskale stimuluese dhe presionit mbi kontributin e konsumit dhe te investimeve ne rritjen ekonomike, per shkak te rritjes se prirjes per kursim nga ana e familjeve. "Nese ekonomia ngadalesohet, kjo mund te ndikoje negativisht ne vellimin e aktivitetit dhe ne vendimet per zgjerimin e investimeve nga bizneset, duke frenuar rigjallerimin e kerkeses per kredi bankare", tha Fullani. Sipas tij, referuar ecurise se vete sistemit financiar, ne fund te gjashtemujorit te pare te vitit 2011, gjendja e sistemit financiar dhe e sektorit bankar vleresohet e qendrueshme. Sektori bankar vijon te mbizoteroje ne aktivitetin e sistemit financiar, ka zgjeruar me tej veprimtarine dhe ka rritur peshen e tij ne ekonomine e vendit. Situata e likuiditetit paraqitet e mire, ne kushtet kur rritja e depozitave te publikut vijon me ritme te kenaqshme, ato mbulojne me shume se nje here vleren e kredive dhe huamarrja nga jorezidentet eshte ne nivele te uleta. Nderkaq, ritmi i rritjes se kredise po permiresohet, por cilesia e portofolit te kredise ka vijuar te bjere. Sektori bankar ruan ritme te qendrueshme te rritjes se te ardhurave neto nga interesat dhe te fitimit operativ bruto. Por rritja e nevojshme e fondeve rezerve per mbulimin e rrezikut te kreditit, ka ndikuar ne renien e rezultatit financiar neto te sektorit bankar ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Megjithate, rezultati financiar vijon te mbetet pozitiv dhe i perqendruar. Kjo eshte konferenca e pare e Guvernatorit Ardian Fullani pas rimandatimit ne krye te Bankes se Shqiperise. Guvernatori, tashme ne detyre ne nje mandat te dyte, premtoi se ky institucion do te jete krejtesisht i pavarur.