E Diel, 1 Nëntor 2026

Josa: Flamurtari? Tani na pret VllazniaTrajneri i Teutës kërkon që lojtarët e tij ta harojnë sa më shpejt fitoren 0-3 me Flamurtarin

Publikoje ne:

Teuta në katër javët e para ka koleksionuar dy fitore dhe dy humnbje, por trepikëshi i siguruar në Vlorë me atë triumf 0-3 ndaj Flamurtarit, e që provokoi edhe dorëheqjen e teknkikut vlonjat, Eqerem Memushi, e ka kënaqur pa masë trajnerin e “djemve të detit”, Mirel Josa.

“Kishim një skuadër të vështirë përballë, por që shfaqi një gjendje të rënduar psikologjike. Pavarësisht tre golave, sulmi ynë kishte disa probleme të vogla. Tani duhet të përqëndrohemi në ndeshjen e radhës me Vllazninë”, - tha Josa, i cili në karrierën e tij si trajner ka drejtuar Tiranën, Skëndërbeun, Vllazniën e Elbasanin.

Për Teutën në fitoren 0-3 me Flamurtarin shënuan Hodo, Moçka (autogol) dhe Mile, ky i fundit, me tre gola të relizuar deri tani bashkëkryeson edhe me Edi Çajkun e Skënderbeut, renditjen e golashënuesve të Superligës.

E Diele, 20 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›