E Diel, 1 Nëntor 2026

Duro: Barazimi me Tiranën, rezultat pozitivBesa në javën e 5-të do të presë në shtëpi Skënderbeun, në një duel vendimtar për vazhdimësinë e kavajasve

Publikoje ne:

Shpëtim Duro, ish-ndihmësi i Oto Bariçit, në kohën kur kroati drejtonte përfaqësuesen tonë, i ka dhënë një fytyrë të re Besës, që bashkëkryeson me Dinamon renditjen e Superligës, të dyja nga 10 pikë në katër ndeshje.

Besa barazoi të dielën në kryeqytet me Tiranën, teksa portieri i skuadrës kavajase me pritjen e penalltisë së ekzekutuar keq nga Sefa, shmangu humbjen e verdhezinjve të Bizhdilit.

Trajneri Duro: “Në 20 minutat e para luajtëm më mirë se Tirana. Deshëm ta fitonim këtë ndeshje dhe patëm rastet tona. Gjithsesi, për mua edhe barazimi është rezultat pozitiv, për më tepër që ndeshja zhvillohej në Tiranë dhe kundër kampiones në fuqi”.

Besa në javën e 5-të do të presë në shtëpi Skënderbeun, në një duel vendimtar për vazhdimësinë e kavajasve. Dy skuadrat ndahen nga njëra-tjetra vetëm me një pikë: Besa, 10; Skënderbeu, 9.

E Diele, 20 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›