E Diel, 1 Nëntor 2026

Barazim në derbin shqiptar në UkrainëTakimi Vorskla Poltava-Krivbas u ndoq dhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe

Publikoje ne:

Barazim pa gola në derbin shqiptar në Ukrainë, Vorskla Poltava-Krivbas, të ndjekur edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe. Armend Dallku e Debatik Curri luajtën gjatë gjithë takimit për Vorsklën, ndërkohë që Ahmed Januzi hyri në lojë në minutën e 75-të. Për Krivbasin, Isli Hidi ishte në portë, Ervin Bulku luajti 90 minuta të plota, ndërsa Ansi Agolli u fut në fushë në minutën e 76-të.

Në minutën e 5-të, Curri rrezikoi pas një goditje këndi, por Hidi reagoi mirë. Në të 67’, Hidi bëri një dalje të gabuar, por Vorskla nuk arriti të përfitojë. Januzi e Curri përmenden në kronikën e ndeshjes për mundësitë që patën për të shënuar në 15 minutat e fundit. Kapiteni i Krivbasit, Dorian Bylylkbashi nuk ishte as në bankinë. Për Krivbasin kjo ishte pika e parë në shtatë javë kampionat.

E Diele, 20 Shtator 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›