Fiton Besëlidhja, por Gjetja: Luajtëm dobëtBesëlidhja fitoi 3-2 me debutuesit e Memaliajt. Në takimin e radhës, Besëlidhja luan në kryeqytet ndaj Partizanit

Publikoje ne:
Besëlidhja fitoi 3-2 me debutuesit e Memaliajt, njëherësh edhe fitorja e parë e lezhjanëve në katër javët e para të Kategorisë së Parë, falë tripletës së Gegës. Por, më i pakënaquri me ekipin e tij, nuk është askush tjetër, por trajneri Valentin Gjetja: “Luajtëm mjaft dobët, nuk patëm freski. Shkurt, patëm shumë probleme. Gjithesi, jam i kënaqur me tri pikët”. Në takimin e radhës, Besëlidhja luan në kryeqytet ndaj Partizanit. Të kuqtë u shkatërruan në Velipojë, teksa humbën 5-0 me Adën.
E Diele, 20 Shtator 2009