E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, konfirmohet operacioni

Ka rezultuar i pafat rikthimi i sulmuesit te kombetare sone, Erjon Bogdani, ne ndeshjen e fundit te Seria A, ndaj Udinezes. Bogu ka luajtur disa minuta, pas demtimit qe pesoi me Milanin, rreth dy jave me pare. Pas nje diagnostifikimi, ka rezultuar se Bogdani duhet t'i nenshtrohet nderhyrje kirurgjikale. Pierfrancko Nocini ka vizituar sulmuesin tone dhe ka arritur ne perfundimin se ka nevoje per nje nderhyrje kirurgjikale, te cilen do ta kryeje brenda javes. Kesisoj, trajneri i Kievos Di Karlo, nuk do te kete ne dispozicion sulmuesin shtatlarte ne ndeshjet e tjera te Seria A. Por demtimi i fundit pritet qe te lere sulmuesin tone, jashte ekipit kombetar, edhe per miqesoren e 14 nentorit, ndaj Estonise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›