ERE ne fund te nentorit, debati i fundit per cmimin e ri te dritave
Ne fund te ketij muaji Enti Rregullator i Energjise, do te zhvilloje seancen e dyte dhe te fundit per rritjen e cmimit te energjise elektrike. Rreth dy jave me vone, ERE do te publikoje vendimin per rritjen e cmimit, te kerkuar Operatori i Sistemit te Shperndarjes se Energjise. Seanca e dyte degjimore do te mbahet me pranine e grupeve te ndryshme te interesit, perfaqesues te qeverise dhe te medias. Ne kete seance do te trajtohen argumente dhe kunder argumente, ndermjet OSSH-se dhe Entit per nivelet e reja te cmimit te energjise. Dy dite me pare ERE ka reaguar ne lidhje me nivelin e humbjeve te energjise ne rrjet, te diskutuara ne seancen e meparshme degjimore. ERE ka vendosur qe te njohe nivelin e humbjet 3.7 per qind me pak, se sa niveli 35.7 % qe ka raportuar OSSH.