E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli kosovar dhe serb, ne Zyrih vendoset e ardhmja

Aranit Muraci

Krere te Federates se Futbollit te Serbise dhe Federates se Futbollit te Kosoves, do te takohen ne Zyrih kete te premte, per te biseduar ne lidhje me te ardhmen e dy vendeve ne fjale. Federata e Futbollit te Kosoves eshte krijuar pas shpalljes se pavaresise, por nuk njihet ende nga organizmat nderkombetare. Sinjali per te hapur driten jeshile eshte dhene me ne fund nga FIFA, qe konfirmon se do te kete nje takim te posacem ne fundjave, gjate se ciles do te merren vendime te rendesishme. Kosova deklaroi pavaresine e saj ne muajin shkurt te vitit 2007, por nuk eshte pranuar ende anetare nga Kombet e Bashkuara si nje kusht kryesor i UEFA-s, per te anetaresuar Federaten e Kosoves. Nje gje e tille ka hasur edhe ne kundershti te Serbise, e cila nuk e njeh as pavaresine e Kosoves dhe qe ka e mbeshtetjen e vazhdueshme te Rusise. UEFA nuk ka komentuar asgje rreth ketij takimi, por zedhenesi i FIFA-s foli dhe theksoi se takimi ne fjale do te zhvillohet shume shpejt. -"Ne kete takim do te diskutohen ceshtje praktike, si transferimet e lojtareve te Kosoves jashte", - thekson nje prej anetareve te delegacionit te Kosoves, gjithashtu edhe gazetar i njohur sportiv, Driton Latifi. Geof Tompson, ish-drejtori i Federates Angleze te Futbollit do te jete ndermjetesi i ketij takimi. Delegacionet do te udhehiqen nga presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, Fadil Vokrri dhe presidenti i Federates Serbe te Futbollit, Tomislav Karadjic. Futbollistet kosovare njihen edhe ne arenen nderkombetare dhe nder me te permendurit per momentin jane Lorik Cana, qe aktivizohet aktualisht me Sanderlendin dhe Valon Behrami, i cili luan ne radhet e Uest Hemit. Kosova duke mos pasur ekip te vetin, ka disa lojtare me emer pjesa me e madhe, e te cileve aktivizohen ne vendet skandinave. "Ne po presim edhe 10 vite te tjera pas luftes, per dicka me shume. 15.000 lojtare po presin dhe nje komunitet prej 200.000 njerezish deshirojne qe te vijne dite me te mire, per futbollin kosovar", - thekson Driton Latifi, nje prej anetareve te delegacionit te Kosoves qe do te udhetoje gjithashtu drejt Zyrihut, per te marre pjese ne takimin mes dy federatave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›