Tirana, vetem kualifikimi e shmang nga turpi i humbjes me Luzin
Tirana duhet te shmange turpin e ndeshjes se pare te Kupes se Shqiperise, vetem nese do te fitoje dhe do te kualifikohet ne turin tjeter. Humbja e pesuar me rezultatin 3-1 ne ndeshjen e pare nga Luzi i Kavajes, qe eshte themeluar vetem nje vit me pare, ka sjelle reagime te ashpra te tifozeve. Keta te fundit, do te jete e veshtire qe te pajtohen me nje eliminim te mundshem te ekipit te tyre, ndaj edhe pas fitoreve te fundit ne kampionat, trajneri Alban Tafaj iu ka kerkuar futbollisteve qe ta marrin me seriozitet ndeshjen dhe te sigurojne kalimin ne turin tjeter. Sakaq, per ekipet e tjera, Besen, Dinamon dhe Vllaznine, ndeshjet e sotme te kupes pritet te jene teste kontrolli, ne pergatitje te javes se ardhshme te kampionatit. Dinamo do te udhetoje drejt Kavajes, per te luajtur ndeshjen kryesore te javes se dhjete. Sot, ndaj Mamurrasit, Dinamo e ka te sigurt kalimin ne turin tjeter te kupes, pas fitores qe shenoi dy jave me pare. Trajneri Muca ka menduar qe te aktivizoje disa lojtare te stolit. Edhe trajneri i Beses, Duro pas fitores ne ndeshjen e pare qe siguroi ekipi i tij ne Pogradec, pritet qe t'iu lere vendin disa prej lojtareve rezerve, pasi kualifikimi shihet si nje formalitet. Disa ekipe te Kategorise se Pare, si Partizani dhe Lushnja, kane gjithashtu mundesi per t'u kualifikuar me tej.