"Marie Kraja" mbush dhjete vjec
Tanime gjithcka eshte gati ne Akademine e Arteve ne Tirane. Skena dhe sallat jane pergatitur per artiste te rinj, por shume te talentuar, qe garojne ne kryeqytetin shqiptar per nje cmim qe mban emrin e nje artisteje te madhe. Dhe kjo e kesaj here, nuk eshte nje gare edhe aq e zakonshme. Sepse Festivali Nderkombetar i Vokalit Operistik "Marie Kraja" mbush sivjet plot dhjete vjet qe nga koha e themelimit te tij. Prandaj risite e ketij edicioni jane te shumta. Qe nga pjesemarresit e deri tek anetaret e jurise, ne te cilen jane perfshire emra prestigjioze te operes boterore.
Keshtu kete vit, fillimi i nentorit shenon nje pervjetor te vecante per muziken operistike shqiptare. Per te dhjetin vit Tirana ne sezonin vjeshtor po shnderrohet ne arenen e madhe nderkombetare te konkursit te zerit vokal. Thene ndryshe jane datat qe perkojne me edicionin e radhes se Festivalit Nderkombetar "Marie Kraja". Artiste te rinj nga te pese kontinentet pritet te mblidhen sot ne Tirane per te zbritur ne skenen shqiptare, ne konkursin qe mban emrin e te madhes Marie Kraja.
Nderkaq puna seleksionuese qe ka nisur ne fillim te tetorit ka perfunduar dhe tashme jane zgjedhur 20 konkurrentet qe pritet te prezantohen ne Tirane ne dy netet e festivalit, me 7 dhe 8 nentor. Juria perzgjedhese e perbere nga Zana Cela, Burhan Spahiu, Suzana Frasheri, Shqipe Mingomataj, Shqipe Zani dhe Xhovana Dako kane studiuar per dite me radhe plot 92 kandidatura te mberritura nga te gjitha vendet e botes, me kerkesen per t'u prezantuar ne festivalin shqiptar. Me 12 tetor artistet e njohur kane perzgjedhur konkurrentet shqiptare. Nga dhjetera kerkesa kane fituar te drejten per te konkurruar gjashte artiste te rinj nga Shqiperia dhe dy nga Kosova. Pak dite me vone, me 18 tetor juria perzgjedhese ka bere seleksionimin e kandidateve te huaj. Ne pritje per te kenduar ne skenen shqiptare jane 12 emra te huaj, artiste te rinj, por me cv te pasura qe kerkojne nje cmim te madh, i cili cdo vit jepet ne Tirane. Keshtu harta e shtrirjes se ketij viti te festivalit "Marie Kraja", - tek e fundit sic ka ndodhur cdo vit, - eshte e gjere. Pjesemarresit jane Bullgaria, Austria, Italia, Ukrahina, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Rumania, Greqia, Spanja, Holanda etj. Ndersa shteti i Kosoves do te kete dy konkurrente.
Kete vit Festivali "Marie Kraja" organizohet me mbeshtetjen e vecante te Kryeministrit Berisha. Struktura e festivalit do ti qendroje besnike tradites qe ka krijuar nder vite. Mbremjen e 7 nentorit ne skenen e Akademise se Arteve do te ngjiten te 20 konkurrentet, me dy arie secili, performanca e te cileve do te transmetohet direkt ne ekranin e TVSH-se. Gjate ketij prezantimi juria nderkombetare (gjithashtu tradite e ketij festivali), e perbere nga personalitete te operave me te medha te botes do te perzgjedhin dhjete finalistet, te cilet mbremjen e 8 nentorit do te konkurrojne per cmimet e para te festivalit "Marie Kraja". Nje nga surprizat e medha te ketij viti jubile per kete festival eshte vete juria e tij, emrat pjesemarres qe do te vizitojne Shqiperine. Keshtu pervec te mirenjohurit, Nicholas Payne, President i Opera Europa, i cili ka qene i perhershem ne juri, kete vit do te jete edhe Luca Targetti, Drejtor Artistik i Teatrit "La Scala" te Milanos. "Do te jem ne Tirane per festivalin por edhe per te degjuar keto talente te reja. Keshtu do te kemi mundesi te perzgjedhim me te miret, te cilet mund te kendojne edhe ne skenen tone", ka thene Targetti ne skenen e spektaklit "E diela shqiptare", ne televizionin Klan.
Nderkohe te tjere personalitete qe do te votojne per me te mirin e "Marie Krajes" jane edhe Joan Matabosch - Drejtor Artistik i Teatrit te Barcelones (Spanje), Hein Mulers - Drejtor Artistik i Teatrit te Operas se Amsterdamit (Hollande), Giovanna Lomazzi - ZvPresidente e Aslico, (Itali), Nancy Rhodes - Presidente e Encompass New Opera, New York (SHBA), Danusa Luknisova - Presidente e Agjencise Dankart, Baki Jashari - Drejtor i Teatrit te Operas Prishtine (Kosove), Andreas Tselikas - Dirigjent ne Teatrin e Operes Athine (Greqi) dhe shqiptari mirenjohur Burhan Spahiu - Pedagog ne Akademine e Arteve Tirane.
"Ne mesin e viteve 90 opera shqiptare kishte divat e saj, kishte zerat qe vinin nga nje epoke e shquar dhe qe me pasion e kembengulje i jepnin jete skenes kombetare. Por koha kerkonte me shume. Historia kishte mbetur tek lavdia e te medhenjve, pa gjetur dot nje trashegimtar te vetem mes brezave te rinj", thote Zana Cela duke shpjeguar historine prej nga u ngjiz ky festival. Keshtu me 22 janar te vitit 1999 u ngrit sipari i nje ngjarjeje te pazankonte per ambjentet artistike te kohes. Ate mbremje te ftohte dimri, Festivali "Marie Kraja" (atehere kombetar, por vetem per nje vit), ngrohu skenen e mpire te Teatrit te Operas dhe te Baletit me zerat e kengetareve te rinj shqiptare. 20 soprano, tenore, bas dhe baritone paten fatin te ishin ne nje sfide jetike per karrieren e tyre, qe do te vleresohej per here te pare nga nje juri nderkombetare. Asokohe kater soprano u shquan mes te gjitheve duke deshmuar fillimin e nje epoke te re. Pas cmimit te madh, sopranoja Marjana Leka u shnderrua ne kryefjalen e cdo premiere te kalendarit operistik. Vit pas viti festivali, i pagezuar me emrin e yllit te muzikes, Marie Kraja, u shnderrua ne skenen unikale te zbulimit te talenteve te reja. Cka vazhdon ta beje edhe sot.
Nderkaq pas edicionit te pare tradita vazhdoi me nje gare te madhe nderkombetare. Pikerisht ne Tiranen e vogel mberriten kengetare te njohur nga Anglia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Australia, Korea e jugut, Bullgaria e Rumania, cilet kerkuan triumfin ne skenen kombetare te teatrit te Operas dhe Baletit. Shkolla shqiptare dhe ato te huaja do te viheshin perballe gjykimit te jurise qe kete here perbehej nga personalitete akoma me te njohura boterore. Drejtues te operave kombetare, agjencive operistike, kritike artit dhe artiste ne karriere shenuan ne axhendat e tyre, kompeticionin me te ri europian, por jo me pak te rendesishmin mes dhjetera festivaleve te tjera me tradite. Ne edicionin e dyte basi bullgar Laser Lazarov u nderua me cmimin e madh ndersa dy tenoret shqiptare Ardian Xhema dhe Josif Gjipali u nderuan me cmimin e dyte e te trete, duke marre nje konfirmim vleresues te rendesishem per karrieren e tyre qe me vone do te pasurohej ne skenat nderkombetare. Vit pas viti "Marie Kraja" filloi te mblidhte keshtu ne skenen shqiptare emra te rinj artistesh, te cilet pas nje cmimi te madh rendin ne rrugen e tyre te re te suksesit. Ne cdo edicion, shqiptaret perbenin konkurrencen e forte. Jo me larg se ne edicionin e gjashte, te tjere shqiptare shkelqyen ne skenen e madhe. Ate vit u perserit suksesi i edicionit te pare, kur kjo kategori kengetaresh triumfoi ne te gjitha cmimet. Eriona Gjyzeli fitoi denjesisht cmimin e madh e ndjekur nga nje tjeter soprano e talentuar si Artemisa Repa.
"Vjeshta e vitit 2007 shenoi nje feste te vertete per edicionin e tete. Festivali nderkombetar i vokalit operistik konsolidoi statusin e tij nderkombetar duke u pranuar si anetar i Opera Europa", shton Zana Cela.
Ne nje rezyme te shkurter pergjate ketyre nente viteve plot 180 soprano, tenore, baritone, mezzosoprano dhe bass kane marre pjese ne Festivalin Nderkombetar qe u ngjiz ne Tirane, nder ta 29 fitues kane lene emrat e tyre ne historine e festivalit.
Kesaj liste do t'i shtohen edhe 20 konkurrentet e ketij viti. Ata jane perzgjedhur tashme. Keto dite organizatoret e drejtuar nga producentja Zana Cela, e cila ne te njejten kohe eshte edhe prezantuesja e festivalit po punojne me detajet e tjera te ketij evenimenti te madh te muzikes klasike. Nje skenografi madheshtore po pergatitet ne skenen e Akademise se Arteve. Ndersa sot te gjithe konkurrentet do te mberrijne ne Tirane per t'i hyres gares qe kete vit shenon vitin e dhjete te jetes. Nje gare qe nisi si sfide, si nje eveniment per tu dhene mundesi artisteve te rinj shqiptare e qe tashme eshte kthyer ne nje tradite, e regjistruar ne axhenden boterore te evenimenteve te vokalit operistik.
Juria perzgjedhese:
Zana Cela
Burhan Spahiu
Suzana Frasheri
Shqipe Mingomataj
Shqipe Zani
Xhovana Dako
Nder votuesit:
Joan Matabosch
Drejtor Artistik i Teatrit te Barcelones (Spanje)
Hein Mulers
Drejtor Artistik i Teatrit te Operas se Amsterdamit (Hollande)
Giovanna Lomazzi
ZvPresidente e Aslico, (Itali)
Nancy Rhodes
Presidente e Encompass New Opera, New York (SHBA)
Danusa Luknisova
Presidente e Agjencise Dankart
Baki Jashari - Drejtor i Teatrit te Operes Prishtine (Kosove)
Andreas Tselikas - Dirigjent ne Teatrin e Operes Athine (Greqi)
Burhan Spahiu
Pedagog ne Akademine e Arteve Tirane
Pjesemarresit
Kosova
Bullgaria
Austria
Italia
Ukraina
Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Rumania
Greqia
Spanja
Holanda