E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani luan 60’, Kievo mundet në Bergamo

Nga Bledar Kuka
Kievo është mundur 1-0 në fushën e Atalantës, në Bergamo, ndërsa sulmuesi shqiptar i saj, Erion Bogdani, ka luajtur 60 minuta. Në prani të 11 000 tifozëve, mjaftoi goli i Donit me penallti në minutën e 54-të, ndërsa Bogdani u zëvendësua nga Kosovski. Në 23', lojtari kuqezi goditi keq me kokë duke humbur një rast të mirë, ndërsa me të nisur pjesa e dytë, sërish Erioni humb një tjetër rast, këtë herë të pastër. Në 46' godet, por grushton Kalderoni. Me daljen me të kuqe të mbrojtësit Diana, Del Neri sakrifikoi Bogdanin, për të forcuar mesfushën. Kievo humbi në mënyrë të pamerituar një ndeshje që e luajti më mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›