Vendosin golat e “huaj”

Një gol i kosovarit Driton Krasniqi (10') dhe një penallti e realizuar nga shqiptaro-maq edonasi Arben Nuhiu (73'), i dhanë fitoren e cmuar (2-1) Besës së trajnerit Vasil Bici në ballafaqimin me Apoloninë. Për fierakët golin e vetëm e shënoi maqedonasi Jakimovski. Me fitoren e djeshme, Besa u ngjit në vendin e pestë në kuotën kuotën e 40 pikëve, ndërsa Apolonia vazhdon të mbetet e fundit. Të mërkurën Besa do të luajë gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë me Shkumbinin.