Partizani nuk ndalet më. E katërta fitore rresht

ASA (Albania Sport Agency)- Partizani nuk ndalet më. E katërta fitore rresht në fazën e tretë, 12 pikë që e zhvendosën formacionin e Hasan Likës në vendin e tretë me 48 pikë, po aq sa Teuta, por me golaverazh me të mirë se durrskatët. Dy gola të shpejtë, nga një në cdo pjesë: Fatjon Tafaj në minutën e 3 dhe në Dritan Babamusta në të 47' i dhanë fitoren e dytë sezonale të kuqve ndaj formacionit dinamovit, ku duhet theksuar fakti se Fatjon Tafaj, ashtu si në fitoren e Partizanit në fazën e dytë (2-1), shënoi sërish kundër formacionit blu të drejtuar nga Redi Jupi.
Partizani duket se ka rigjetur plotësisht ritmin e munguar në pjesën qendrore të sezonit, për të rikonfirmuar edhe njëherë protagonistët e shkollës së "kuqe', ku talenti Bakaj, tahmë i kthyer në një lider pranë Dhembit më përvojë, është shndërruar në një faktor përcaktues në ecurinë e të kuqve. Goli i shpejtë i Tafaj, një shtyrje topi në rrjetë e goditjes më kokë të shtatlartit Babamusta, ishte surpriza e parë e Likës të "vjetër" në punët e drejtimit të një skuadre ndaj të "riut' Jupi, i cili si zakonisht në fund të takimit, në deklaratën për mediat nuk i kurseu kritikat për impenjimin e pakët të tijve.
Edhe pse blutë u përpoqën të barazpeshonin lojën në fund të pjesës së parë, goli i shpejtë i Babamustës, ende pa u mbyllur minuta e dytë e pjesës së dytë mbylli thuajse krejt takimin.
Fraksioni i dytë i takimit përvec rasteve sporadike u shërbeu trajnerëve për të kryer ritin e zëvendësimeve. Trajneri Lika i Partizanit kreu tri zëvendësime: sulmuesi Progri i la vendin mesfushorit Glyla (në të 70') dhe në të njëjtën minutë, 74, hodhi në fushë sulmuesin e ri Malindi për Abilaliaj, si dhe mesfushorin me përvojë Sokol Bulku në vend të Elis Bakaj.
Edhe pse trajneri i Dinamos, Redi Jupi kreu dy ndërrime: Ilirjan Caushaj në vend të Nertil Ferrajt dhe Erald Deliallisit në vend të Maringlen Kules (të dyja në minutën e 48), fizionomia e Dinamos nuk ndrushoi deri në fund të takimit. Kështu Dinamo, pëesoi humbjen e dytë rresht me në kampionat, madje me të njëjtin rezultat: 2-0, me Besën në transfertë dhe me Partizanin në shtëpi.
Të mërkurën, më datë 11 prill, Partizani do të luajë ndeshjen e parë gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë, ku kundërshtari i të kuqve do të jetë Teuta, ndërsa për javën e 27 të kampionatit, do të presë në shëpi Besën, që arriti nga ana saj një fitore të bukur me Apoloninë (2-1). Dinamon të shtunën e arshme e pret një sfidë tjetër e vështirë ndaj Teutës në "Niko Dovana", në pritje të shfrytëzimit të lodhjes së durrsakëve në ndeshjen e Kupës.
DINAMO-PARTIZANI 0-2
Shënues: Tafaj, Babamusta
Stadiumi Kombëtar "Qemal Stafa", ora 15:00
DINAMO: Hoxha, Ferraj (Caushaj 48') , Ishka, Vincetic, Granic, Xhafa, Ahmataj, Kule (Deliallisi 48'), Qorri, Mile, Diop
Trajner: Redi Jupi
PARTIZANI: Shehi, Hallaѯi, Dhëmbi, Beqiri, Tafaj, Pinari, Abilaliaj (Malindi 74'), Babamusta, Muzaka, Bakaj (Bulku 74') , Progni (Gjyla 70')
Trajner: Hasan Lika
Gjygjtarë: S. Jareci, I. Shima,, D. Rexha
Kartonë të verdhë: Diop, Malindi, Vincetic
Java 27, 14 shkurt
Tirana - Flamurtari
Vllaznia - Elbasani
Teuta - Dinamo
Partizani - Besa
Shkumbini - Kastrioti
Apolonia - Luftëtari