Dhunë në Luftëtari-Shkumbini, donatorët akuzojnë gjyqtarin

Akuza nga drejtuesit e Luftëtarit për rol të paqartë të arbitrit Sokol Cekaj, një dialog i ashpër i donotarit të Luftëtarit, Qazim Muho me gjyqtarin në dhomën e këtij të fundit, në pushimin pas pjesës së parë, dhe më pas tension e degjenerim të situatës.
"Nuk ishin vetëm tifozët në shkallët e stadiumit, por dhe futbollistët gjirokastritë. Futbollisti Novi ishte dhe iniciatori e nxitësi i tensioneve", - shton Isai në një prononcim për mediat. Në fakt edhe në takimin e fazës së parë, në përballjen e fituar 1-0 nga Luftëtari, ultrasit bluzinjë të Luftëtarit, sulmuan me gurë, madje skena të tilla u përsëritën edhe gjatë ndeshjeve me Dinamon dhe Vllazninë.
"Ishte një tmerr i vërtetë. Degjeneroi cdo gjë në stadium, dhe situata nuk kishte të bënte aspak me një ndeshje futbolli. Shishe uji, birrre dhe gurë u hodhën mbi ne", kështu u shpreh pas takimit Luftëtari-Shkumbini, sekretari i KS "Shkumbini", Astrit Isai. Shishe dhe gurë në stadiumin "Gjirokastra" ndaj "skuadrës" së gjyqtarëve të kryesuar nga laciani Sokol Cekaj, por dhe ndaj lojtarëve miq të Shkumbinit, pas anulimit të golit të Luftëtarit, në takimin e vlefshëm për javën e 26 të Kategorisë Superiore, i cili i mbyll me fitoren e Shkumbinit me rezultatin 1-3. Tifozët ultras tentuan të hynin në fushë, por falë ndërhyrjes së fortë të policisë turma e eksituar ndaloi.
Skuadra e Shkumbinit doli nga stadiumi në mbrojtjen e kordonit policor që i shoqëroi jashtë qyteti të gurtë, reth 8 kilometra nga qytëti i Gjirokastrës, në hyrje të Tepelenës. "Falë masave të marra nga policia e sidomos të atyre speciale të ardhura nga Tirana, futbollistët tanë nuk u prekën nga goditjet e sendeve të hedhura në fushë. Qëndruam rreth një orë e 15 minua në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes dhe dalja u bë e mundur vetëm nga makinat e ardhura nga Tirana", - përfundoi Isai.