E Diel, 1 Nëntor 2026

Lala dhe Hanoveri nuk përballojnë Bajernin- ( video )

Nga Bledar Kuka
E pritur si ndeshje historike në Hanover, ajo ndaj Bajernit përfundoi me humbjen e vendasve 1-2. Skuadra e kapitenit Altin Lala u detyrua të pranonte epërsinë e miqve kampionë, ndonëse kaloi e para në epërsi në 44' me anë të Bruginkut. Lala luajti 73', zëvendësuar nga Hashemian, ndërsa mori një karton të verdhë. Bajerni realizoi dy golat me anë të Demikelisit në 53' dhe Shvajnshtajgeri tnë 70'. Plot 49 000 tifozë ishin në stadium, pra gjithë kapaciteti i mbushur. Altini: I lamë shumë hapësirë Bajernit "Ne luajtëm mirë në pjesën e parë, - u shpreh pas ndeshjes, Lala, - por në pjesën e dytë i lamë shumë hapësirë Bajernit. Dy golat nuk duhej të ishin shënuar. Ata patën shumë hapësira për të gjuajtur drejt portës sonë, ndonëse nuk patën shumë raste për gol. Kjo më mërzit vërtet shumë. Me shumë pak mundim ata morën me vete 3 pikë për në Mynih. Po ashtu na dëmtoi kartoni i kuq, që nuk duhej dhënë nga gjyqtari, ishte vetëm një faull taktik. Tani na duhet të arrijmë sa më parë 40 pikët për të mos rrezikuar". Hannover-Bayern 1-0 Bruggink Hannover-Bayern 1-1 Demichelis (53') Hannover-Bayern 1-2 Schweinsteiger (71')

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›