Bogdani në dilemë, largimi nga Çezena, i sigurt
ROME- Largimi i Erjon Bogdanit nga Çezena duket një çështje orësh, sipas asaj që bëjnë të ditur mediat italiane.
Blerja e Adrian Mutu dhe Eder nga klubi toskan ka lënë pak hapësira për sulmuesin kuqezi, një nga heronjtë e edicionit të shkuar për këtë ekip.
Problemi më i madh për Bogdanin duket trajneri Xhampaolo, që nuk e ka me sy të mirë, duke kërkuar futbollistë më të rinj për sulmin. Përpos kësaj, për shtatlartin kuqezi ofertat janë të shumta që tani edhe pse ato nga Seria A kanë munguar. Padova në Serinë B, Juve Stabia dhe Specia në Serinë C, kanë qenë ekipet e interesuara për Bogun. Gjithsesi, ky i fundit preferon të qëndrojë mes më të mirëve edhe pse skuadra e sezonit të ardhshëm duket se nuk do të jetë më Çezena.
(GSH/BalkanWeb)