E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamiltonit i heqin patenten

Kampionati i ri i Formula 1 nuk ka filluar ende, por mesa duket, Ljuis Hamilton me zor po e pret fillimin e ketij kompeticioni. Piloti britanik i Meklarenit eshte kapur nga policia rrugore ne provincen e Laonit ne France, teksa ecte me 196 kilometra ne ore. Menjehere pasi e kane ndaluar, policet i kane hequr per nje muaj patenten nenkampionit. Makina me te cilen po udhetonte Hamilton ishte nje “Benz Mercedes CLK 63 AMG”. “E kuptoi menjehere qe kishte gabuar, - ishte komenti i nje polici, - dhe eshte treguar menjehere shume xhentil, madje pervec pezullimit ka pranuar te paguaje dhe gjoben prej 600 eurosh”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›