Skela shenon per Kotbusin perballe Kines
Ervin Skela ka shenuar golin e vetem per skuadren e tij ne nje ndeshje miqesore me kombetaren olimpike te Kines, qe eshte mbyllur me rezultatin e barabarte 1-1. Ndeshja eshte zhvilluar ne qytetin kinez Foshan, ne pranine e 10 mije tifozeve. Mesfushori shqiptar eshte aktivizuar ne 45 minutat e pjeses se dyte te ndeshjes dhe ka shenuar golin e tij ne minuten e 84-ert, per te barazuar rezultatin, pasi olimpiket kineze kishin shenuar dhjete minuta me pare. Megjithese nje ndeshje jozyrtare, goli i shenuar deshmon qarte formen e mire te fantazistit te kombetares shqiptare, gje qe e tregoi edhe ne ndeshjen e fundit te Bundesliges kunder Hannoverit te Altin Lales dhe ku edhe pse nuk shenoi, ishte njeri nder protagonistet e fitores me asistet dhe pasimet e sakta.