E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salihi, lojtari qe shenon golin e pare

Kampionati austriak ka mbyllur pjesen e pare te sezonit dhe faqja prestigjioze sportive “Sport1.at” ka bere edhe nje bilanc te gjysmes se sezonit. Pa dyshim qe ai terheq vemendjen per ne, eshte sulmuesi i Ried, Hamdi Salihi. “Hamdi Salihi eshte lojtari qe ka shenuar me shume golin e pare per ekipin e tij. Gjashte here ai ka shenuar golin 1-0 per ekipin e tij”, - shkruan “sport1.at”. Per sa u perket golave te shenuar, sulmuesi i kombetares shqiptare renditet ne vendin e peste ne kampionatin austriak. Salihi ka shenuar 8 gola ne 21 ndeshje te aktivizuara, duke e bere ate golashenuesin me te mire te skuadres se tij. Ne klasifikimin special te goditjeve me koke, Salihi renditet i katerti ne kampionat, me 18-te tilla ne 21 takime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›