E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani në stol, Dallku bëhet baba dhe nuk luan

TIRANE- Erjon Bogdani e ka nisur nga stoli takimin e djeshëm ndaj Katanias, ç'ka tregon edhe njëherë se sulmuesi kuqezi nuk është aq i preferuar nga trajneri Xhampaolo. Ai u fut vetëm disa minuta në pjesën e dytë, por pa mundur të gjejë dot golin e barazimit. Katania fitoi 1-0, falë golit me penallti të Maksi Lopez në pjesën e parë. Për Çezenën, kjo ishte humbja e dytë radhazi këtë sezon. Ndërkohë, në Ukrainë Armend Dallku ka munguar në supersfidën ndaj Shaktjorit, për shkak se është bërë baba.
(s.g/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›