E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wall Street Journal: Zgjedhjet dhe dhuna në Greqi

ATHINË- Mediat ndërkombëtare shprehin frikën se në Greqi do të shpërthejnë trazira sociale.

Këtë herë Wall Street Journal shkruan se masat e reja të ndërmarra nga Qeveria, nën presionin e partnerëve të saj evropianë, mund të çojnë vendin në trazira dhe zgjedhje të reja.

Në artikullin kryesor në edicionin online të gazetës, vihet në dukje se disa zyrtarë të qeverisë kanë frikë se trazirat do të pasojnë zhvillimet. Autori i referohet mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë që u zhvillua dje, anullimit të udhëtimit të planifikuar të Kryeministrit, Jorgos Papandreu në Shtetet e Bashkuara, dhe citon deklaratat e kryetarit të partisë kryesore të opozitës, Antonis Samaras.

"Kam dyshim që PASOK është në gjendje të miratojë masa të tilla dhe kryeministri mund të detyrohet për të thirrur zgjedhje të parakohshme," thotë një politikan veteran i PASOK për gazetën.

Ndër të tjera, botimi thekson se ndër masat që mund të njoftohen sot janë edhe shkurtimet masive të punonjësve të administratës publike.
Disa ditë më pare, edhe Financial Times në një shkrim të saj, shprehu frikën për tensione këtë vjeshtë në Greqi.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›