Kule: Universitet me shume para
Buxheti i Universitetit te Tiranes per vitin 2009 eshte disa here me i larte krahasuar me nje vit me pare. Tashme me miratim te senatit dhe ne baze te nje formule te re, fondet qe ju ndahen fakulteteve vetefinancohen nga vete ato. "Asnje njesi e Universitetit te Tiranes nuk behet me keq se vitin e kaluar. Pra gjendja eshte pozitive per te gjithe. Financimi buxhetor dhe te ardhurat dytesore jane te tilla qe te gjitha fakultetet e UT kete vit kane financim buxhetor shume me te madh se sa vitin e kaluar" u shpreh rektori i UT, Dhori Kule. Persa i perket investimeve qe behen per godinat, tashme universitetet, duhet te konkurrojne me projekte. Universiteti i Tiranes ka gati projektin e ndertimit te kampusit i cili pritet te kaloje per shqyrtim ne mbledhjen e senatit dhe me pas t'i prezantohet Ministrise se Arsimit. Deri tani eshte bere publik vetem projekti i paraqitur nga UT dhe nuk eshte prezantuar ndonje projekt tjeter konkurrent per ndertimin e kampusit qe do t'u jepte zgjidhje problemeve qe kane fakultetet me sistemin e studenteve ne auditore.