E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Rama flet me gjuhen e vitit 1945

Pas deklaratave politike te bera nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama ka reaguar Ministria e Arsimit e cila ka pohuar se, nxenesit sot kane tre alternativa te abetareve dhe jo mungesa te tyre. "Rama duhet ta dinte se qeveria ka dhene 415 milion leke vitin e kaluar per librat e nxenesve pra sa dyfishi i vitit 2005, qe edhe ai fond per subvencionin zhdukej ne tregun e zi", - thuhet ne njoftimin per shtyp te Ministrise se Arsimit. Sipas kesaj te fundit, gjate dy viteve te fundit jane shperndare 2 milion USD per pasurimin e bibliotekave me libra jashteshkollore. "Shprehim keqardhjen qe kryetari i opozites flet sot me gjuhen e vitit 1945. Rama duhet ta kishte kuptuar se nuk eshte abetarja e mesuesi shqetesim per femijet e sotshem ne Shqiperi, te cilet kane jo nje, por 3 variante abetaresh ne duart e tyre edhe ne fshatrat me te larget te Shqiperise" ka pohuar zedhenesja e MASH, Brikena Kollcinaku. Nje tjeter fakt qe ka nenvizuar MASH ka qene edhe informatizimi i nje pjese te mire te shkollave 9 vjecare ne vendin tone ku edhe fshatrat e largeta kane laboratoret e kompjuterave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›