Bogdani nuk preferon kalimin tek Padova
Erjon Bogdani mbetet perfundimisht jashte planeve te Kievos, ne pjesen e dyte te sezonit. Lajmi behet i ditur nga mediat italiane. Sulmuesi shqiptar nuk do te jete me pjese e skuadres se tij, tek Kievo, ne Seria A. Aktualisht ai po kerkon nje skuader tjeter. Deri dje pista me e mundshme e sulmuesit shqiptar ishte ekipi i Padoves, ne Seria C. Sipas mediave italiane, shqiptari nuk ka preferuar te zbrese, per te luajtur ne dy kampionate me poshte. Per kete arsye ai nuk ka pelqyer qe te largohet. Bogdani po shqyrton oferta te tjera dhe pritet te vendose ne nje nga keto dite. Sulmuesi shtatlarte i Kievos, do te grumbullohet ne ndeshjen e radhes, ndaj Maltes, por nese nuk do te luaje ne pjesen e dyte te sezonit, ne ndonje ekip, mund te humbe perfundimisht vendin ne formacionin kuqezi.