E Diel, 1 Nëntor 2026

Bylis "boom" ne merkato, prezanton lojtare te tjere

Bylis furnizohet me disa lojtare, pjesa me e madhe e te cileve jane prezantuar gjate dites se djeshme ne zyrat e klubit. Gjate prezantimit te shtate lojtareve qe do te veshin ne pjesen e dyte te sezonit fanellen e ballshioteve, eshte zhvilluar edhe nje ceremoni festive. Ne ambientet e kompleksit "Gjanica" eshte zhvilluar prezantimi i blerjeve te fundit, te ekipit te Bylisit, gjate merkatos se dimrit. Te pranishem ne kete ceremoni ishin presidenti, Besnik Kapllanaj, zv. presidenti, Vilson Kozi, kryetari i bashkise Neim Bega , drejtori teknik, Migjen Skenderaj, si dhe shefi i klubit, Liridon Fejzaj. Presidenti Edmond Kapllanaj eshte shprehur i kenaqur me kete nderhyrje te merkatos. "Dy prej futbollisteve qe prezantuam sot jane pjesetare te kombetares U- 21, Polizol Abri dhe Ditmar Bici. Dy nga lojtaret e huaj jane maqedonasi Kapinkoski dhe kroati Dejan," - shprehet Kapllanaj. - "Kerkoj dhe synoj qe skuadra te renditet mes gjashte ekipeve me te mira." Ne lidhje me merkaton e fundit shprehet edhe trajneri, Bega , i cili nder te tjera thekson: "Mendoj se s'jemi vone, ne fazen e pergatitjeve, sepse ekipi eshte grumbulluar ne 5 janar dhe ka zhvilluar dy seanca stervitore ne dite. Ne i kemi shpalosur objektivat tona, kerkojme te ngjitemi mes gjashte me te mirave, ne tabelen e klasifikimit. Gjithcka i duhet ekipit eshte plotesuar, prandaj duhet te justifikojme ne pjesen e dyte te gares." Godar Dejan, futbollisti kroat, shprehet: - "Kam luajtur per nje sere ekipesh ballkanase, te njohura. Kam luajtur edhe ne Suedi e ne Finlande. Tani qe jam pjese e Bylisit shpresoj te jap maksimumin dhe te arrij me te miren me Bylisin ". Pas prezantimit te djeshem eshte shprehur edhe futbollisti maqedonas Kapinkovski, i cili thekson: - "Vij nga Maqedonia, ku kam luajtur si titullar tek ekipi i Pobjeda Prilep. Gjithashtu jam aktivizuar tre vjet ne Shkup e ne disa skuadra te tjera, te cilat jane ne divizionin e pare, ne Maqedoni. Kam luajtur per 21 vjecaret e kombetares maqedonase, si dhe jam aktivizuar 10 ndeshje me kombetaren e Maqedonise." Pilzol Arbri nje tjeter lojtar i cili ka ardhur ne ekipin e Ballshit se bashku me vellane shprehet se tani jam pjese e Bylisit dhe zgjodha te vija ketu sepse gjeta mbeshtetjen e duhur por nga ana tjeter edhe me teper pashe se ishte e arsyeshme te vija ne Ballsh, sepse do te gjej nivelin tim per te ngritur ekipin drejt majes.

Xhemil Beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›