E Diel, 1 Nëntor 2026

Renaldo Rama, ne prove te Hanover '96

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Renaldo Rama, do te provohet ne radhet e Hanover 96, ekipi ku luan shqiptari tjeter, Altin Lala. Rama, aktualisht pjese e Koblencit eshte dalluar per talentin dhe karakteristikat e vecanta, ne klubin aktual. Ai ka rene ne sy te menaxhereve te ndryshem. Mediat gjermane bejne te ditur se kete jave 18 vjecari nga Shqiperia, do te vezhgohet nga klubi i Bundesliges gjermane, per te arritur ndonje marreveshje. Rama vetem pak dite me pare, ne nje miqesore te Koblencit, ekipi i Bundesliges se dyte, shenoi dy gola. Ai shihet si nje nder talentet e futbollit shqiptar, qe luan jashte dhe qe mund te jete ne te ardhmen pjese e kombetares sone. Jane disa lojtare, te perspektives qe po shkelqejne neper ekipet e tyre, ne Evrope.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›