Zbulohen raketa antitank ne Kosove
LIPJAN - Nje sasi e madhe raketash antitanke, te cilat kane rreze te fuqishme veprimi, ne gjendje aktive per sulme luftarake, u gjeten dje pas mesdite ne Kosove. Zbulimi u be nga njesite policore zonale, te cilat gjeten nje sasi te madhe te municionit gjate nje operacioni kontrolli ne zonen e Grashtices. Mbi njeqind raketa antitank, nje mbushje per rakete dhe rripa municioni per arme te vogla, jane gjetur ne zonen qe u rrethua per shkaqe sigurie. Ekipet per shkaterrimin e mjeteve eksplozive, shoqeruar me njesi te qenve jane derguar ne vendngjarje dhe ne menyre te sigurt, kane larguar municionin i cili me pas eshte vendosur ne "Camp Viktoria". Nje kontroll tjeter ka pasuar ne ate rajon, per te siguruar qetesine dhe sigurine e qytetareve.