E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani pas Jang Bojs kerkohet edhe nga Lece

Sulmuesi

Nese fillimisht u cilesua vetem si nje prej spekulimeve te shumta te merkatos tashme duket se Cezena po mendon seriozisht te shese Erjon Bogdanin. Shqiptari eshte sulmuesi me i mire i skuadres qe lufton per mbijetese ne Serine A por ai duket se po vuan konkurrencen e Budan. Duke vleresuar edhe moshen 33-vjecare te kuqeziut Cezena synon te shfrytezoje faktin qe Er-Bomber ka oferta ne menyre qe te kete perfitime financiare. Bogdani kerkohet nga Jang Bojs ne Zvicer por se fundmi ne gjurmet e tij eshte vene edhe Lece. Gjithsesi klubi nga Berna cilesohet si favorit duke qene se ata do ti japin shansin sulmuesit te luaje ne Europa League. Pas fitores se jashtezakonshme 4-2 me Shtutgartin zviceranet siguruan perpara kohe kualifikimin per ne fazen tjeter te aktivitetit kontinental.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›