E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laci-Vllaznia hap javen e 14

Kategoria Superiore

Java e 14 e Kategorise Superiore do te hapet sot me sfiden Laci-Vllaznia. Kurbinasit e drejtuar nga Stavri Nica do te kerkojne te shfrytezojne faktorin fushe per te ngjitur shkallet e klasifikimit. Ne fakt te pesta fitoret e lacianeve ne kete kampionat kane ardhur ne ndeshjet ne shtepi ndersa ata jane thyer vetem nje here ne javen e nente perballe Skenderbeut. Ne anen tjeter Vllaznia kerkon te ruaje ecurine pozitive me trajnerin Mirel Josa. Shkodranet vijne nga kater ndeshje radhazi ku nuk pesojne humbje ne kampionat ku kane regjistruar tre fitore dhe nje barazim. Nje tjeter statistike mjaft optimiste per kuqeblute eshte se ata nuk pesojne gol prej gjashte ndeshjesh duke perfshire ketu edhe dy sfida ne Kupen e Shqiperise.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›