E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terry kritikon gjyqtarët në Evropë

Kapiteni i Chelseas, John Terry ka kritikuar standardin e referimit në Ligën e Kampionëve pas eliminimit të ekipit nga gara pas humbjeve nga Interi. Terry rrezikon të dënohet nga UEFA, pasi theksoi se “referimi i dobët” i kushtoi shtrenjtë ekipit të tij me humbje kundër kampionit të Italisë.

Chelsea kishte dy kërkesa për penallti, që u refuzuan nga gjyqtari Wolfgang Stark gjatë humbjes në Stamford Bridge, ndërsa zemërimi ende është i ndjeshëm pas mënyrën së ndarjes së drejtësisë nga Tom Henning Ovrebo në eliminim në gjysmëfinalen e edicionit të kaluar nga Barcelona.

Terry i ka bërë thirrje klubit të tij të paraqesë çështjen në Federatën Evropiane të Futbollit. “Ishte paraqitje e keqe nga ne, por edhe paraqitje e keqe nga gjyqtari”, tha Terry për humbjen 1-0 të martën, dhe disfatën me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

“Nuk është në standard me këtë fazë të garës. Ne ishim në shtëpi dhe nuk morëm asnjë vendim në favor tonin. Ne japim maksimumin të arrijmë në këtë pozitë dhe për vitin e dytë me radhë dëmtohemi nga referimi i keq. Duhet që dikush në klub ta paraqesë këtë në UEFA”, përfundoi Terry.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›