Toski, gol për ekipin e dytë të Frankfurtit

Faton Toski ka realizuar gol të dielën në fitoren e ekipit të dytë të Eintracht Frankfurtit ndaj Bayern Alzenaut me rezultat 1:0.
Mesfushori kosovar ia solli tri pikë të reja ekipit të tij, pas golit vendimtar që e realizoi në minutën e 56 të ndeshjes. Por, për 23-vjeçarin dita e diel nuk ishte plotësisht e mirë, pasi që ai u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 79, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj kundërshtarit.
Pas 22 xhirosh të zhvilluara në Regionalliga Sud, Eintracht Frankfurt zë pozitën e pestë me 31 pikë të tubuara.