Banesat, cmimet rriten 8 % nga renia e lekut
Blerina Hoxha
Vetem prej forcimit te euros kundrejt lekut cmimet e banesave jane rritur rreth 8 per qind nga janari 2009. Ne fillim te vitit nje euro kembehej ne kuotat 119 lekeve, ndersa tani nje euro kembehet me 131 leke. Ne kete situate ata qe i kane te ardhurat ne leke dhe u duhet te blejne nje shtepi ne euro u duhet te paguajne 8 per qind me shume. Te njejten kosto po perballojne edhe ata qe kane per te shlyer nje kredi ne euro nderkohe qe te ardhurat i kane leke.
ZHVLERESIMI
Nencmimi i lekut ndaj euros dhe ndaj dollarit i ka shtrenjtuar dukshem sherbimet qe ofrohen ne euro, si cmimet e pasurive te paluajtshme dhe biletat e avionit dhe shume sherbime te tjera qe ofrohen ne valuten e perbashket. Por koston me te madhe e krijon tregu imobilar. Agjencite pohojne se, aktualisht nga nje renie te kerkeses per banesa te reja por nga ana tjeter, cmimi mbetet i pandryshuar per shkak te zhvleresimit te lekut. Renia e shitjeve te apartamenteve gjate vitit te kaluar me kater here, sipas Bankes se Shqiperise, ka krijuar nje sasi te konsiderueshme apartamentesh te padhena me qira ose te pashitura. Keto apartamente ndikojne fort ne renien e cmimeve, por kursi i kembimit nga ana tjeter nuk eshte duke e bere reale kete renie. Nje tipar mbizoterues i huase ne Shqiperi, vecanerisht per ate per shtepi, eshte dhenia e saj ne monedhe te huaj, ndersa te ardhurat e huamarresve pergjithesisht gjenerohen ne leke.
PARASHIKIMI
Nje rritje e normave te interesit bashkeshoqeruar me nje zhvleresim te lekut, do te transformonte rrezikun nga normat e interesit dhe kursi i kembimit ne nje rrezik indirekt te kredise per sistemin bankar, lajmeron Banka e Shqiperise. Sipas saj, kjo panorame, e cila mund te shoqerohet edhe nga prishje te ekuilibrave makroekonomike, mund te shkaktoje nje perkeqesim te cilesise se huave per shtepi apo nje status paaftesite pagese per individet. Banka e Shqiperise ka dale me konkluzionin se, tregu i huave per shtepi mbart mbi vete implikime te rendesishme dhe te nderlidhura ngushte me shume sektore te ekonomise. Banka e Shqiperise ka lajmeruar me pare se, nese bankat nuk i liberalizojne politikat e kreditimit per shtepi, zhvillimi i tregut te banesave konsiderohet i pamundur. Kjo per shkak se, mundesia per kursime e individeve qe kane nevoje te blejne nje shtepi eshte shume me e ulet se, sa cmimi i apartamenteve ne tregje. Per periudha afatgjata, cmimet reale te shtepive tentojne te rriten me nje norme relativisht te perafert me rritjen e Prodhimit te Brendshem Bruto per banor. Per te disponuar nje kredi per shtepi, duhet qe patjeter bankat te depozitojne fonde afatgjata. Aktualisht, struktura e depozitave perkon me nje periudhe maturimi afatshkurter apo me pak se, nje vit. Nderkohe, huate per shtepi konsistojne ne periudha afatgjata, gje qe tregon per nje mosperputhje te dukshme maturimi. Ky fakt kufizon aftesite e sistemit bankar per te kontribuar ne nje rritje graduale dhe te matur, te tregut te shtepive.