Zhvleresimi i lekut rrit koston e borxhit te jashtem
Vleresimi i dollarit dhe i euros kundrejt lekut ka rritur kostot e shlyerjes se interesave te borxhit te jashtem. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane bere te ditur se, ndryshimi i kursit te kembimit te euros dhe USD ndaj lekut kane sjelle nje rritje te shpenzimeve ne masen e pagesave te borxhit te jashtem. Ne fakt nje pjese e konsiderueshme e borxhit te jashtem te shtetit shqiptar eshte i emetuar ne dollarin e amerikan dhe ne dekaden e fundit ne euro. Vetem Bankes Boterore qeveria shqiptare i detyrohet rreth 728 milione dollare, pasi kredite e dhena nga ajo jane ne dollare. Mbicmimi i dollarit kete vit ka ngarkuar qeverine shqiptare te paguaje me shume interesa per borxhin e jashtem. Pervecse me Banken Boterore qeveria shqiptare ne vitet e meparshme e ka kontraktuar borxhin e jashtem ne dollare amerikane. Megjithate, kursi i kembimit mund te behet kercenues per shlyerjen e detyrimeve ne fjale. Pasi nje zhvleresim i monedhes vendase ndaj valutave, ne te cilat eshte marre borxhi do t'i krijonte kosto ta paparashikuara qeverise per shlyerjen e tij. Vleren me te larte te borxhit te jashtem shteti shqiptar e ka ndaj Bankes Boterore dhe bankave te tjera te kesaj natyre. Ndersa borxhi i brendshem ne pjesen me te madhe te tij me shume se, 34 per qind mbahet nga Banka Raiffeisen. Sipas marreveshjes me FMN dhe detyrimeve qe kemi per anetaresim ne Bashkimin Evropian stoku i borxhit nuk duhet te jete me shume se 60 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Megjithese borxhi publik ndaj PBB-se p te rritet, ai perseri konsiderohet ne nivele te qendrueshme per faktin e nivelit te larte te deficitit primar dhe normes se interesit, e cila mbetet me e ulet se rritja e GDP-se. Parashikimet e kane marre ne konsiderate nje zhvleresim te lekut ndaj euros.
Borxhet
Kursi i kembimit mund te behet kercenues per shlyerjen e detyrimeve me jashte. Pasi nje zhvleresim i monedhes vendase ndaj valutave, ne te cilat eshte marre borxhi do t'i krijonte kosto ta paparashikuara qeverise per shlyerjen e tij. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane bere te ditur se, ndryshimi i kursit te kembimit te Euros dhe USD ndaj lekut kane sjelle nje rritje te shpenzimeve ne masen te pagesave te borxhit te jashtem
Fenomeni
Nencmimi i lekut ndaj euros dhe ndaj dollarit i ka shtrenjtuar dukshem sherbimet qe ofrohen ne euros, si cmimet e pasurive te paluajtshme dhe biletat e avionit dhe shume sherbime te tjera qe ofrohen ne valuten e perbashket. Por koston me te madhe e krijon tregu imobilar. Agjencite pohojne se aktualisht nga nje renie te kerkeses per banesa te reja por nga ana tjeter, cmimi mbetet i pandryshuar per shkak te zhvleresimit te lekut.
Rreziku
Nje rritje e normave te interesit bashkeshoqeruar me nje zhvleresim te lekut, do te transformonte rrezikun nga normat e interesit dhe kursi i kembimit ne nje rrezik indirekt te kredise per sistemin bankar, lajmeron Banka e Shqiperise. Sipas saj, kjo panorame, e cila mund te shoqerohet edhe nga prishje te ekuilibrave makroekonomike, mund te shkaktoje nje perkeqesim te cilesise se huave per shtepi apo nje status paaftesie pagese per individet.