E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani sfidon Fiorentinën

Edhe pse është ftuar nga trajneri Ari Han për të qenë i gatshëm për ndeshjet eliminatore të Botërorit 2010 në grupin 1, që Shqipëria do të luajë kundër Hungarisë dhe Portugalisë, sulmuesi Erjon Bogdani e ka mendjen te skuadra e tij, Kievo. Ndeshja këtë fundjavë konsiderohet si një nga mundësitë, ku veronezët mund t‘i dhurojnë një fitore tifozëve të tyre. "Fiorentina është një skuadër e mirë, por ne duhet të kërkojmë të marrim pikë kundër të gjitha skuadrave. Besoj se do të jetë një ndeshje e bukur dhe shpresoj se do të mund t‘u bëjmë një dhuratë tifozëve tanë. Mendoj se, nëse ne luajmë si Kievo e vërtetë, për Fiorentinën do të jetë e vështirë të fitojë në fushën tonë". Megjithatë, ende nuk dihet nëse shqiptari do ta nisë këtë ndeshje si zakonisht nga stoli, apo do të jetë në 11-shen e titullarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›