E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta thyen tabunë mposht Apoloninë

U deshën gjashtë javë kampionat, që Teuta të thyente tabunë, të merrte fitoren e parë në këtë edicion të kampionatin shqiptar të futbollit. Në një ndeshje shumë luftarake përballë Apolonisë, durrsakët kanë mundur të fitojnë me rezultatin e ngushtë 2-1. Avantazhi për skuadrën e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova ka ardhur në minutën e 11 të pjesës së parë, me anë të Hysën. Pas 22 minutave të tjera (në të 33-ën) është Jakupi, ai që ka dyfishuar për durrsakët. Loja e fierakëve ka ardhur në ngritje në kalimin e minutave në kërkim të golit dhe në pjesën e dytë, në minutën e 72-ë, ishte Bërkiç, autori i golit që shkurtoi diferencën në 2-1. Pas fitores, Starova u shpreh i kënaqur për të tijtë. Për Apoloninë, pas fitores befasuese në kryeqytet me Partizanin (0-1), kjo ishte humbja e tretë në 6 javë.

Superiore

REZULTATET

Dje

Teuta-Apolonia 2-1

Hysa 11‘, Jakupi 33‘ / Bwrkicc 72‘

Sot

Besa-Elbasani

Shkumbini-Lushnja

Dinamo-Vllaznia

Bylis-Tirana

Flamurtari-Partizani

KLASIFIKIMI

Skuadra N Pikë

1. Tirana 5 13

2. Shkumbini 5 10

3. Vllaznia 5 10

4. Dinamo 5 9

5. Elbasani 5 9

6. Apolonia 6 7

7. Teuta 6 6

8. Flamurtari 5 6

9. Besa 5 5

10. Partizani 5 4

11. Lushnja 5 3

12. Bylis 5 3



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›