E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, sherr me të vetët për orgjitë e Ramës

Nga Antena brenda familjes

Gerti Bogdani ishte i mërzitur dje. Sërish sherr në shtëpi. Deklaratat e tij, se Edi Rama kishte bërë orgji para vitit 2005, kishin shqetësuar vjehrrin e tij.

- Po ty mor djalë, - tha, - nuk të vjen zor? Nuk thoshe dot aty që Edi Rama ka bërë orgji pas vitit 2005, por thua para vitit 2005? Po harrove që ti dhe ime bijë rrinit natë e ditë me Edi Ramën si vullnetarë të tij? Ku kam fuqi unë tani të mbaj gojët e botës?

- Po ç’të bëj unë? - tha Bogdani i zënë në faj. - Ashtu m’i tha ai burri. Ku i kthehet atij fjala.

- Po ai sikur është i sëmurë? - i tha vjehrri. - Apo dhe nga varri çohet për të akuzuar Edi Ramën?

- Jo mo, nuk është i sëmurë, por, ngaqë nuk do të dalë në punë, se interesohen gazetarët për Pangon, rri në shtëpi. Se nga zëri, mirë më duket. Si gjithmonë.

- Po si t’ia bëjmë tani që të themi, se ka bërë orgji pas 2005, - i tha vjehrri, - se pas 2005 dhe goca ka shkuar me LSI dhe ti me PD, s’keni punë më me të?

- S’di ç’të të them, - tha Gerti, - por kot bëhesh merak, se nuk është se kemi video, e themi sa për të shtuar zhurmën.

- E di, e di përse e thoni, por del ndonjë boton atë foton tënde dhe të vajzës sime me Edi Ramën dhe hajt të mbaj gojët e botës unë pastaj.

- Të drejtë ke babi, - i tha Bogdani, - po ç’të bëj unë? Ti e di si e ka ai burri. O do ta thuash s’i ta thotë ai në telefon ose duhet të dorëzosh çelësat.

- Jo mo, mund të ketë video, se ja dhe foto i gjetën atëherë për fushatë.

- Jo mo, s’ka video, po gënjente në fushatë Fazlliçi atë burrin, se i merrte lekë dhe i thoshte: “Kam dhe video”. Kështu e gënjente për të gjithë. Sa përmendte ai burri një socialist, Fazlliçi thoshte: “Kam unë video për këtë”. Ia bëri mendjen çorbë atij, derisa tha në Kuvend që ka videot tuaja ai.

- Po kam dëgjuar dhe këtë Frangajn të thotë që ka video, - tha vjehrri.

- Jo mo, gënjen dhe ai. S’di si ta mbulojë këtë të Pangos, se është mërzitur shumë ai burri, se Frangaj ia ka rekomanduar. Më kujtohet atëherë që i thoshte, e dua dhe unë një ministër, doktor. Të gjithë kanë nga një. Ia dha ai. Pastaj filluan të bëjnë reklamat bashkë. Bëj spotin e parë 3 mijë euro, shite 300 mijë euro me fatura. Po kështu dhe të dytin. Madje te ky i dyti u bë çudi e madhe. Frangaj i mbushi mendjen Pangos që Euronews është më i shikuar se CNN, ndaj duhet dhënë në Euronews spoti. Dhe aty e dhanë. Kështu dhe me gjithë reklamat. I bënë ndonjë milion dollarë xhiro me këto spotet e qeverisë që i prodhonte Frangaj dhe i shiste po Frangaj si shërbimet për qeverinë. Ai burri i di të gjitha këto, po e lë vetë, se ia dha si shpërblim. Tani që i bëri këtë proçkën Pango, është xhindosur, po s’ka ç’i bën. E mori kthesën shpejt Frangaj. E mori i pari në telefon, i tha: “Doktor, hiqe se na turpëroi. Tani s’e mban dot..” Pale Fevziu. Më tha dje: “E mban mend ç’i kemi bërë këtij doktorit për Pangon, hiqe, hiqe prej kohësh, po s’na dëgjonte? Ja ç’i ndodhi tani.”

- Po ku e ke thënë mo Fevzi? - i thashë.

- Ou, ia kemi thënë që në fillim, po s’na dëgjoi. Ja ç’i bëri tani. Prandaj mos i tremb kot, se s’ka gjë, por e kemi nga halli, sa të kalojë kjo zhurma.

- Jo mo, s’kam problem për Edi Ramën unë, bëni ç’të doni me të, por mos thuaj orgji me të vetët para 2005, se i kam besuar çupën dhe ty para 2005. Tani le të bëjë ç’të dojë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›