E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: “Është bukur të fitosh kështu”

ASA (Albania Sport Agency) -"Është bukur të fitosh kështu". Ky është deklarimi i nxehtë i "Princit të Epirit" (sic e cilëson zakonisht media italiane), Erjon Bogdani, autorit të golit të fitores së Kievos në fitoren 2-1 kundër Livornos, por dhe në ndeshjen e tij të 100-të të shqiptarit në Serinë A. "Është bukur, pasi u dëshmuam të gjithëve se Kievo është gjallë. Ia dolëm të mblidhnim tri pikë të rëndësishme për klasifikimin tonë", citohet sulmuesi shqiptar nga larena.it, i cili vetëm para dhjetë ditësh mbushi 30-vjec. Kievo e Xhixhi Del Nerit fitoi një nga betejat e vështira të mbijetesës duke i dhënë kënaqësi të jashtëzakonshme teknikut të Kievos. "Nuk ishte e lehtë, por ishte e bukur", shkruan gazeta veroneze "L'Arena". Një ndeshje e fituar, që nisi me golin e Serxho Pelisierit dhe përfundoi me golin e zëvendësuesit Erjon Bogdani. "Ndihem i lumtur, shumë i lumtur, pasi kjo fitore erdhi falë sakrificave dhe vuajteëve të mëdha të të gjithëve", shton Bogdani, i cili është vlerësuar nga mediat kryesore italiane me notën 7.5. Kronika e ndeshjes Kievo-Livorno dhe goli i Bogdanit

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›