Myrtaj, lojë e pëlqyeshme në barazimin e Teramos

ASA (Albania Sport Agency)-Florjan Myrtaj, sulmuesi shqiptar i Teramos është vlerësuar pas ndeshjes Teramo-Lanciano (0-0), të vlefshme për javën e 31-të Serisë C1/B me notën e pëlqyeshme 6 nga media italiane, ku është dalluar sidomos më pjesën e dytë në qendër të sulmit, ku Myrtaj pati një rol të dorës së parë. "E dinim se Teramo bazohet shumë te loja e Myrtaj dhe i kishim marrë të gjitha masat, mbrojtja ishte e pagueshme. Barazimi ishte i drejtë", pohon trajneri i i Lancianos, Kampleone për gazetën italiane "Il Tempo". Myrtaj dha në minutën e 15 një asist për Bonon, por ky i fundit nuk e shfrytëzoi dot pasin. Në minutën e 30, Myrtaj pretendoi për një penallti, por gjyqtari i takimit nuk e gjykoi si të tillë, madje dha kundërfaull.
Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, 31-vjecari Myrtaj ka shënuar gjatë këtij sezoni 8 gola (6 me penallti) për skuadrën e tij Teramo, ose 30% të golave që ka shënuar skuadra në 31 javë kampionat. Teramo ndodhet në vendin e 13 në Serinë C1/B.