Xhemaili 10 ditë terapi në Bolton
Tëenjtenpasdite-BlerimXhemailiunisngaaeroprtihelvetikdrejtMançesterit.jpg)
ASA (Albania Sport Agency)- - Të hënën mesfushori i Cyrihut, Blerim Xhemaili edhe zyrtarisht ka vizituar skuadrën e ardhshme të tij Bolton Uariors. Me një fluturim nga Cyrihu drejt Mancesterit, ai është takuar së pari me mjekët e skuadrës, të cilët e kanë vendosur në një hotel luksoz me 5 yje, që gjendet në stadiumin e Boltonit. Para se të shkojë në operimin e planifikuar në Amerikë, mjeku i skuadrës angleze Dr. Ricard Stidman e ka kontrolluar lëndimin e tij në këmbën e djathtë dhe i ka përcaktuar tretman fizioterapik prej 10 ditëve. Blerim Xhemaili gjatë kësaj vizite ka ndjekur disa seanca stervitore të ekipit te Boltonit, ndërsa është ndarë i kënaqur nga mikpritja dhe organizimi i mirë që mbretëron në këtë klub. "Besoj se së shpejti do t'i kthehem terreneve të futbollit. Druaj se pas operimit te gjurit do të jem 6 muaj larg fushave, por së pari do të shohë si do të shkojë përmirësimi i dëmtimit", deklaroi Xhemaili. Ndryshe, në ditën e udhëtimit për në SHBA, për shkak të dëmtimit serioz që ka, ai do të udhëtojë me një avion të klasit të lartë, ku një biletë kushton 8 mijë franga zvicerane.
Avdyl SALIHU
Shkup, 22 prill