Bogdani: Është radha ime për gol

(ALBANIA SPORT) – Sulmuesi i Chievo Verona, Ejron Bogdani, rikonfirmoi qëndrimin e tij deri në fund të sezonit te skuadra veroneze e Serie A. Gjiganti shqiptar ndikoi jo pak në barazimin 1-1 kundër Lazio të drejtorit sportiv Igli Tare, dhe këtë e pohoi edhe trajneri Di Carlo për faqen zyrtare të klubit italian: “Chievo duhet të jetë e tillë. Kush hyn ka mundësi të bëjë diferencën, pasi këtu të gjithë janë titullarë. Bentivoglio, Ariatti e Bogdani në pjesën e dytë i dhanë freskinë, shpejtësinë dhe potencën që kërkoja. Në fushë kishte nevojë për këto karakteristika dhe atë mundën të kënaqnin shpresat e mia”.
FATSJELLES - “Skuadra barazoi pas hyrjes sime në fushë? Po është e vërtetë, por besoj se ishte një koincidencë. Ne sulmuesit këtu ndjekim pak a shumë të njëjtat lëvizje dhe luajmë për skuadrën”, - shpjegon Bogdani përmes faqes së klubit.
RIKTHIMI – “Jam i lumtur që shënoi Sergio, stadiumi ‘Olimpico’ i sjell fat. Është e vërtetë që sulmuesit nuk kanë shënuar shumë deri në këto momente, por bën pjesë në tipin tonë të lojës. E pastaj nuk ka shumë rëndësi kush shkon te goli. Gjëja më thelbësore është të fitojmë, të lëvizim në klasifikim”.
MERKATO - “Deri në fund të sezonit jam një lojtar i Chievo, duhet të mendoj vetëm për këtë në fushë. Pastaj do të ketë kohë të flasim për gjëra të tjera së bashku me klubin”.
GOLI – “A më mungon? Eh, them se po. Të dielën u zhbollokua kapiteni, tani është radha ime”.
SFIDA E RADHES – “Përfundoi një cikël i hekurt, që shihte njëra pas tjetrës sfida me atë ashtuquajturit të ‘mëdhenj’. Por, megjithatë, na presin ndeshja akoma më të vështira, pasi nuk mund të gabojmë me ekipe të tilla si Bologna, Siena, Catania. Kë shoh të luaj më mirë? Catania ka luajtur një ndeshje të madhe kundër Parmës, janë në formë të madhe”. Burimi: Albania-sport.comE Marte, 26 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili