UEFA, katër ambasadorë për Euro 2012

(ALBANIA SPORT) – Katër nga futbollistët më të famshëm të Polonisë dhe Ukrainës do të përfaqësojnë vendet e tyre në rolin e ambasadorëve të kompeticionit për Euro 2012. Të përzgjedhur janë dy ish-lojtarët e Kombëtares polake, Zbigniew Boniek and Andrzej Szarmach, ndërkohë që nga Ukraina këto rol do ta kryejnë Oleg Blokhin dhe Andriy Shevchenko. Boniek ka shënuar 50 gola në 172 me Poloninë. Oleg Blokhin si lojtar i Dynamo Kiev ka fituar “Topin e artë” në vitin 1975 (42 gola në 122 ndeshje me Ish-Bashkimin Sovjetik). Andriy Shevchenko e ka fituar këtë trofe si lojtar i AC Milan në vitin 2004, teksa për kuqezinjtë ka shënuar 173 gola, duke qenë golashënuesi i dytë më i mirë në historin e AC Milan. Burimi: Albania-sport.comE Marte, 26 Janar 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili