E dija se do të ndëshkohesha

Wesley Sneijder, i intervistuar nga Sport1 United, është rikthyer tek rasti i aplaudimit të gjyqtarit Rocchi, për një vendim të këtij të fundit, i cili i kushtoi me karton të kuq dhe duke e lënë Interin me 10 futbollistë në fushë nga minuta e 27-të, në derbin kundër Milanit.
“E dija se do të skuqesha. Jam ndikuar nga emocioni i momentit. Kisha reaguar edhe njëherë gjatë ndeshjes ndaj një vendimi të Rocchit. Nëse do ta humbnim ndeshjen, do të ishte vetëm faj i imi, dhe bota do më shembej mbi kokë”, ka thënë ish mesfushori i Real Madrid, i cili për këtë gjest u dënua me dy ndeshje moslojë.