E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani shumë pranë kalimit tek Katania

ITALI- Erjon Bogdani duket shumë pranë një kalimi te Katania në merkaton e muajit janar. Sulmuesi i kombëtares shqiptare kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i skuadrës siçiliane Sinisha Mihajloviç, i cili është në kërkim të një zëvendësuesi për Plazmatin. Ky i fundit pritet të kalojë te Fulhami në Angli dhe Katania kërkon t’i shkëpusë Kievos shtatlartin shqiptar. Formula e siçilianëve është ajo për ta marrë 6 muaj në huazim, duke qenë se Bogdanit i skadon kontrata me Kievon në qershor. Më pas, Katania pritet të nënshkruajë me të një kontratë. Bogdani ndërkohë ka kërkuar kohë për të parë synimet Kievos nëse do t’i rinovojnë kontratën aktuale apo jo, megjithëse duke parë dëshirën e veronezëve për të nënshkruar me austriakun Hofer, vështirë se një gjë e tillë do të ndodhë. Problemi më i madh për Bogdanin mbetet rroga e tij e lartë, afro 750 mijë euro në sezon.(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›