E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali i trukimeve, Platini:Ndëshkim për klubet fajtore

Presidenti i UEFA-s Mishel Platini është shprehur i vendosur për të ndëshkuar të gjithë ato klube që do të dalin fajtore nga skandali i trukimit të ndeshjeve, ku përfshihen edhe dy ekipet shqiptare Tirana e Vllaznia. Skandali i publikuar në fund të nëntorit ka tronditur themelet e futbollit në Evropë, që është më i ndjekur pikërisht në sajë të vetëdijes se është më i pastër. Duke bërë një analizë të vitit 2009, numri 1 i futbollit në kontinent është shprehur se shumë klube janë ende nocionit të një futbolli të pastër. “Për disa klube këto nocione duken abstrakte, - ka thënë Platini. – Ne mund të presim që ato të ndryshojnë, por them se është më mirë që të ndërmarrim veprime kundër tyre. Do ta bëjmë këtë me vendosmërinë më të madhe dhe do t’u japim autoriteteve gjithë ndihmën e nevojshme”, deklaroi kreu i UEFA-s. Tirana, Vllaznia, Dinaburgu në Letoni, NK Ljubjana në Slloveni dhe hungarezët e Budapest Honved, janë 5 klubet që janë zyrtarisht nën hetim për shkak se dyshohet të kenë trukuar ndeshjet e tyre në arenën ndërkombëtare. Platini ka folur gjithashtu edhe për ndryshimin e formatit të Champions League për vitin 2010, që lidhet kryesisht me zhvillimin e ndeshjes finale ditën e shtunë. Në lidhje me aplikimin e skemës me 5 arbitra në Europa League, Platini deklaroi se është ende herët për të vendosur që ajo të aplikohet në çdo kompeticion.(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›