Bogdani s’largohet nga Chievo

Sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani, kohëve të fundit ndiqet nga klubet e ndryshme italiane, si Bari e Catania, por edhe ato jashtë Italisë.
Zërat e fundit e shpinin sulmuesin shqiptar drejt ekipit të trajnerit serb Sinisa Mihajlovic. Por, drejtori sportiv i Chievos, Giovanni Sartori, i ka qartësuar të hënën gjërat rreth së ardhmes së 32 vjeçarit. “Bogdani është një sulmues punëtor, të cilin e çmojmë shumë.
Sot kam lexuar dhe dëgjuar për një largim të mundshëm të shqiptarit nga Chievo, një mundësi false, sepse mund t’ua konfirmoj se futbollisti do të mbetet me ne dhe se nuk do të shkojë as tek Catania e as te ndonjë klub tjetër i Serie A”, ka thënë Sartori për uebfaqen Itasportpress.it.