Bogdani stërvitet në “Vasil Levski”

Albania-sport- Ekipi Kombëtar i Shqipërisë sapo ka përfunduar stërvitjen e stadiumin "Vasil Levski", në tapetin e të cilit do të luhet nesër ndeshja Bullgari-Shqipëri.
Burime nga Sofja pohuan për Albania-sport se gjendja e lojtarëve është e mirë, teksa e vecanta e stërvitjes së mbremjens ishte stërvitja e Erjon Bogdanit me grupin.
Rikthimi i Bogdanit në stërvitje dhe për më tepër konsideratat e mjekevë për sulmuesin e Kievos, e shohin Er-Bomber si opsionin e parë në sulm në skemën 4-5-1, por si alternative e mundshme mbetet dhe Alban Bushi, golashënuesi më i mirë i Kombëtares (14 gola).