Punonjësit e stadiumit ndalojnë mediat dhe gazetarët shqiptarë

Albania-sport- Gazetarët shqiptarë te gazetave dhe TV nuk janë lejuar të ndjekin stërvitjen e ekipit Kombëtar stadiumin "Vasil Levski", në tapetin e të cilit do të luhet nesër ndeshja Bullgari-Shqipëri.
Urdhëri ka ardhur nga punonjësit e stadiumit bullgar të cilët kanë pretenduar se kjo ka qenë një kërkesë e trajnerit të Shqipërisë, Oto Baric.
Në fakt sipas burimeve nga Sofja, pohuan për Albania-sport në fakt urdheri i Baric kishte të bënte me moslejimin e gazetarëve bullgarë, jashtëzakonisht të shumtë në numër.
Baric dukej shumë i emocionuar gjatë stërvitjes.
Gjendja e lojtarëve është e mirë, teksa e vecanta e stërvitjes së mbremjens ishte stërvitja e Erjon Bogdanit me grupin.
Rikthimi i Bogdanit në stërvitje dhe për më tepër konsideratat e mjekevë për sulmuesin e Kievos, e shohin Er-Bomber si opsionin e parë në sulm në skemën 4-5-1, por si alternative e mundshme mbetet dhe Alban Bushi, golashënuesi më i mirë i Kombëtares (14 gola).