E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani:Rama qëndron prapa skenarit ndaj Pangos

Partia Demokratike ka akuzuar sot Edi Ramën se qëndron para skenarit të përgjimit dhe organizimit të kurthit ndaj Ylli Pango."Ti Rama,nuk mund të flasësh per problemin e Pango-s, jo vetëm se je sajues i skenarit te tij, por sepse ti në marrëdhëniet dhe raportet e tua, ngjet shume herë më tepër me kafshe apo njerëz primitive sesa me një njeri të qytetëruar",theksoi ai.Sipas zëdhënësit të PD-së, "Vërtetë Ylli Pango ka gabuar rëndë, por ti Rama nuk ke fytyrë, as gojë, të flasësh për çështje morali, sepse Tirana, Shqipëria dhe mbarë bota të njeh ty, jo vetëm si Gjethja e Fikut, po edhe si njeriu më pervers që mund të ekzistojë",tha Bogdani. Sipas Gert Bogdanit,kryeministri Berisha mori në kohë qëndrimin e merituar ndaj abuzimit të papranueshëm dhe të papajtueshëm më kodin e etikës të zyrtarit,Ylli Pango."Ky është një standard i kryeministrit dhe i Partisë Demokratike, ndaj cilit do",shtoi ai/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›